Modelja tregon fizikun perfekt me një fustan ngjyrë të argjendtë

Heidi Klum u sigurua që të bënte diferencën teksa mori pjesë në një festë të Dolce & Gabbana në Hollywood.

49-vjeçarja shkoi pa të brendshme ndërsa  tregoi fizikun e saj prej supermodeleje me një fustan argjendi  që zbulonte pak nga format e saj. Ajo që ka rënë në sy ka qenë trupi perfekt i Klum, i cili nuk e tregon aspak moshën e saj.

Veshja e modeles nxirrte në pah këmbët e saj të gjata ndërsa ish-mbretëresha e pasarelave të Victoria’s Secret mori pjesë në eventin e yllit pa bashkëshortin e saj Tom Kaulitz. Heidi dhe Tom u takuan në xhirimet e German’s Next Top Model në Mars 2018 por ata u lidhën disa muaj më vonë.

Klan News