Tre efektivët e policisë që mbetën të lënduar mbrëmjen e djeshme nga zjarri në protestën e opozitës që ishin tek Spitali i Traumës, janë dërguar në orët e mesnatës për shërbim më të specializuar në QSUT në shërbimin e djegie plastikës.

Gazetari Besar Bajraktaraj bën me dije se pasi kanë marrë mjekim, dy prej tyre kanë lënë ambientet e spitalit në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa tjetri vijon të marrë mjekim tek djegie plastika jashtë rrezikut për jetën, por me plagë në kyçet e duarve dhe të këmbëve.

Po ashtu në QSUT mbrëmë janë paraqitur edhe dy protestues. Njëri prej tyre ka marrë mjekim dhe është larguar, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar te djegie plastika, jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al