Hetim për vdekjet nga Covid në RMV



Hetim për vdekjet nga Covid në RMV

19:00 17/12/2020

Filipçe: 500 Euro shpërblim për mjekët

Në Maqedoninë e Veriut autoritetet po kryejnë një hetim të hollësishëm mbi rastet e vdekjeve nga Covid.

Ndërkohë që qeveria ka vendosur të shpërblejë me 500 Euro të gjithë mjekët me rastin e festive të fundvitit.

7.600 punonjës shëndetësor do të marrin shpërblim në vlerë prej 30 mijë denarëve, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë vizitës së tij në spitalin Klinik në Shtip ku ka filluar të vendoset spitali mobil për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

“Ne investojmë në infrastrukturë, pajisje mjekësore, në punëtorë shëndetësorë duke rritur pagat. Pas zbatimit të kësaj politike, tani për festat e Vitit të Ri të gjithë punonjësit në institucionet shëndetësore publike që punojnë me pacientë covid, dhe ata janë mjekë, infermierë, personel ndihmës, transportues, teknikë që punojnë në ato departamente ku trajtohen pacientët me Covid-19 do të marrin shpërblim. Bëhet fjalë për 7,600 të punësuar në shëndetin publik të cilët do të marrin nga 30 mijë denarë secili”.

Ministri Filipçe është prononcuar edhe rreth hetimeve për pacientët që kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, ku familjarët e tyre kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet e shëndetësisë, duke theksuar se Oda e Mjekëve ka përfunduar me dy mbikqyrje kurse priten edhe 5 të tjera.

“Në Odën e Mjekëve bëhen 7 mbikqyrje profesionale. Janë përgatitur dy prej tyre. Dje më njoftuan për këtë rastin konkret, kurse tjerët do të bëhen periudhën e ardhshme. Bëhet fjalë për kolegët e njëjtë, internistë, gjinekologë të cilët janë të kyçur me covid-pacientët dhe me të vërtetë janë të mbingarkuar. Kësisoji, i kuptoj përse u duhet më tepër kohë për t`i bërë raportet”.

Klan Macedonia







Të ngjashme