Konferenca e Ipeshkvijve Katolikë të Japonisë, i ka bërë dhuratë Papa Françeskut, një makinë speciale miqësore me mjedisin.

Makina e re e Papës, funksionon nga shëndrimin i hidrogjenit në ujë. Është 5.1 metër në gjatësi dhe 2.7 metra lartësi. Makina Toyota Mirai, është shumë speciale pasi që nuk bën shkarkim tubash dhe ka një kafaz sigurie të bërë në mënyrë te veçantë për Papën që të përshëndesë turmat.

Në makinat e mëparshme që ka përdorur Papa Françesku, bënë pjesë një Laborghini Huracan si dhe një Dacia Duster./tvklan.al