Një ditë pas zgjedhjeve të pjesshme vendore në Himarë qyteti i është kthyer normalitetit, ku kryefjala është turizmi. Rrugët gumëzhijnë nga turistet. Plazhet janë plotë me pushues.

Turistë nga Shqipëria dhe të huaj shijojnë plazhet e bukur dhe ujin e pastër të detit Jon.

Qyteti i Himarës nuk i ngjan aspak një qyteti që sapo zgjodhi kryetarin e ri të bashkisë, procesi zgjedhor nuk pengoi aspak qytetarët e Himarës, por edhe ata që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga vende të ndryshme të botës për të shijuar bregdetin e qytetit të Himarës.

Jo vetëm plazhet në qendër të Himarës, por edhe në Potam, Livadh, Llaman, janë të mbushura me pushues që shijojnë diellin dhe detin e mrekullueshëm.

Klan News