Kasper Hjulmand nuk është më trajner i Danimarkës. Tekniku 52-vjeçar ka vendosur të japë dorëheqjen pas përfundimit të Europianit.

Në Euro 2024, kombëtarja daneze nuk regjistroi asnjë fitore, por pavarësisht kësaj, drejtuesit ishin të lumtur me paraqitjet e treguara.

Gjithsesi Hjulmand vendosi të largohet duke dhënë dorëheqjen, pas katër viteve në stol. Kontrata mes trajnerit dhe federatës daneze, kishte edhe një vit, por u vendos ndërprerja e saj me konsensus.

Kombëtarja e Danimarkës, deri në fund të vitit do të drejtohet nga Morten Weighorst. Ky i fundit e njeh mirë ekipin, pasi ka qenë gjatë kësaj periudhe si ndihmës i Hjulmand.

53-vjeçari do të jetë trajner i përkohshëm, por në rast të rezultateve pozitive, nuk përjashtohet mundësia që të emërohet trajner i përhershëm.  /tvklan.al