Dashi-Hëna sot është në kundërshtim me shenjën tuaj. Këshilla që mund t’ju jepet sot është të ndani jetën profesionale nga ajo sentimentale, në të kundërt mund të lindin tensione. Tregohuni të kujdesshëm për sa i përket jetës në çift. Nga ana tjetër është koha për të planifikuar dhe investuar në të ardhmen tuaj.

Demi-Në dashuri, Hëna e kundërt kërkon që të jeni më të kujdesshëm. Megjithatë në punë jeni shumë të përqendruar dhe kjo sigurisht është një pikë në favorin tuaj. Marsi ju këshillon të mos lodheni shumë, në të kundërt problemet do të reflektohen në jetën tuaj në çift.

Binjakët-Me kalimin e Hënës te shenja e Peshores mund të shikoni ndryshime pozitive në sektorin profesional. Situata alternative ju ofron mundësi të ndryshme për të bërë karrierë. Dashuria shfaqet shumë mirë. Në punë, nga ana tjetër, nëse keni çështje ligjore për të zgjidhur, duhet të prisni disa ditë.

Gaforrja-Hëna në shenjën tuaj ju bën të keni dëshirë për paqe e qetësi. Do të jetë pikërisht Hëna që ju bën të jeni më romantik, sa që do të çudisni partnerin. Në dashuri, kundërshtimi i Venusit ju bën të dyshoni. Megjithatë në punë ka ndryshime, ndaj përpiquni të planifikoni gjithçka me qetësi.

Luani-Hëna në opozitë këshillon maturi në aspektin e ndjenjave. Në punë përpiquni që të qëndroni të qetë pasi ka tension në ajër. Këmbëngulja dhe ambicia do të jenë dy karakteristika që do të spikasin më shumë te ju sot. Në dashuri do të ndiheni mjaft euforik.

Virgjëresha-Gjatë kësaj dite, falë Hënës te shenja e Jupiterit ndjeheni të tërhequr nga argëtimet dhe nga të gjitha kënaqësitë e jetës, qofshin këto të mëdha ose të vogla. Lajme të mira vijnë dhe nga sektori profesional. Në dashuri, nëse jeni në çift, mos u ndalni tani, veçanërisht nëse keni në mendje projekte të mëdha.

Peshorja-Hëna në transit tek shenja juaj mund t’ju bëjë të ndjeheni të trishtuar e në disa raste duke shfaqur tendencën për t’u dukur sikur jeni ju viktimat. Në dashuri ju rekomandohet kujdes nëse keni të bëni me një Gaforre. Në punë është koha për të marrë vendime të rëndësishme.

Akrepi-Ju pret një moment pasigurie e ndoshta do t’ju duhet të shtyni për më vonë vendime të rëndësishme. Fati do t’ju ndihmojë dhe këtë do ta tregojë pozicioni i formuar nga Hëna dhe Jupiteri. Në punë përpiquni që të qëndroni larg polemikave, zgjidhjet që kërkoni do të vijnë.

Shigjetari-Aleanca midis Hënës dhe Mërkurit ju shoqëron drejt një ditë të shkëlqyer sidomos nën profilin profesional. Përfitoni! Hëna në pamje të parë favorizon zemrat e vetmuara. Mos harroni që në punë do ketë ndryshime në horizont.

Bricjapi-Ditë interesante për ndjenjat, jini të hapur. Në punë duhet të filloni të mendoni sërish pozitivisht. Momente magjike dhe të paharruara parashikohen për ata që janë të dashuruar, por beqarët nuk kanë pse të ankohen, do të jenë më me fat se zakonisht në takimet e tyre.

Ujori-Me Hënën në shenjë, dy ditët e ardhshme priten të jenë të rëndësishme. Në punë favorizohen djemtë që kanë për të kaluar një provë. Një qiell i favorshëm ju lejon të kaloni një ditë të bukur. Në punë do të jeni një vullkan idesh, projektesh dhe nismash.

Peshqit-Do të ndjeheni në siklet në disa situata ose ndaj një sjellje të vendosur karshi personave që keni pak besim. Mos u shqetësoni, tregohuni të natyrshëm dhe lërini gjërat të marrin rrjedhën e tyre. Hëna në shenjë këtë ditë, ju rekomandon të planifikoni diçka të këndshme pikërisht tani. Në punë është koha që të ndërmerrni hapa të rinj./tvklan.al