Dashi-Jeni aq shumë të zënë me punë saqë ju duket se edhe për gjërat më të vogla të gjithë t’ju drejtohen juve. Do keni një marrëdhënie të ngrohtë me partnerin tuaj sot dhe kjo do ju afrojë edhe më tepër më njeri tjetrin. Financat do jenë gjithë kohës të mbrojtura nga yjet dhe nuk do keni aspak tronditje.

Demi-Yjet ju këshillojnë të mos nxitoheni. Rrethanat do të jenë të tilla që mund t’ju krijohet mundësia për të ndërmarrë veprime që do të shënojnë një kthesë rrënjësore në jetën tuaj. Të dashuruarit do të vazhdojnë të vuajnë indiferencën e partnerit. Buxheti do jetë gjithë kohës i mbrojtur nga yjet dhe mund të shpenzoni sipas dëshirave.

Binjakët-Marrëdhënia juaj me partnerin do thellohet edhe më tepër sot dhe bashkëpunimi ka për të qenë me i fortë se kurrë më parë. Do ndiheni vërtet mirë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Me financat do jeni tejet të nxituar, ndaj kujdes nga shpenzimet e konsiderueshme.

Gaforrja-Lëreni veten të lirë dhe merrini gjërat si t’iu vijnë. Dita e sotme do jetë shumë e çuditshme për ata që janë në një lidhje. Herë pas herë do ndodhin gjera të papritura që do t’ju lënë gojë hapur. Financat do jenë gjithë kohës të mbrojtura dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Luani-Do t’ju duhet të bëni durim. Dielli do jetë planeti që do ua ndriçojë mendimet dhe do t’ju nxitë të tregoheni të kujdesshëm në çdo hap që do hidhni. Jeta juaj në çift paraqitet e ndërlikuar sot. As beqarët nuk do të kenë ditën e tyre më të mirë dhe nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin.

Virgjëresha-Emocionet do të jenë të forta, por vetëm momentale. Marsi dhe Dielli do t’ju ndihmojnë që buxheti të mbetet i qëndrueshëm. Sot do tregoheni të logjikshëm ju të dashuruarit dhe mos bëni asnjë hap pa folur më parë me partnerin. Bashkëpunimi dhe toleranca janë pika të forta të lidhjes në çift.

Peshorja-Nuk do ta keni aspak të lehtë të arrini objektivat, por mos harroni se zgjedhjet janë personale dhe pikërisht këtu duhet të tregoheni shumë të matur. Sot do jetë e vështirë që marrëdhënia me partnerin të mbetet e qetë. Në planin financiar fati do jetë me ju gjithë kohës dhe ka gjasa që buxheti të përmirësohet.

Akrepi-Duhet të jeni më të përgjegjshëm sot ju të dashuruarit pasi në të kundërt mund të keni probleme të njëpasnjëshme. Mos mendoni asnjë çast vetëm për veten tuaj. Për financat do jetë ditë e vështirë pasi do t’ju duhet të bëni sa më shumë kufizime në lidhje me shpenzimet. Gjithçka do shpërblehet më pas.

Shigjetari-Qielli në përgjithësi duket i “qetë” dhe dita pritet të jetë shumë e mirë. “Era” e favorshme e Uranit bën që ta keni shumë më të lehtë të ecni në drejtimin që doni. Në planin financiar problemet do të vazhdojnë. Kërkoni ndihmë sepse vetë nuk do t’ia dilni dot t’i zgjidhni.

Bricjapi-Edhe për të lindurit e kësaj shenje, situata planetare duket disi e paqartë, sepse Dielli dhe Merkuri janë në një pozicion aspak të favorshëm. Ju duhet shumë ndihma e një njeriu me peshë. Do të ndiheni në çdo moment mirë pranë atij që dashuroni. Në planin financiar ka rrezik të bëni gabime menaxhimi.

Ujori-Jeni në ankth dhe kjo mund të ndërlikojë në një farë mënyre punën tuaj, por mos u shqetësoni. Nga ana tjetër lidhja me partnerin do të funksionojë, madje disa mund të mendojnë edhe për një fëmijë. Financat nuk do jenë aspak të këqija.

Peshqit-Ditë plot ngjyra ka për të qenë kjo e sotmja. Do të keni diskutime të gjata me partnerin tuaj sot lidhur me të ardhmen. Beqarët t’i marrin gjërat si t’ju vijnë dhe në fakt do jenë më të fituarit. Në planin financiar do ketë vështirësi, të gjitha këto nga pamaturia që keni treguar së fundmi./tvklan.al