Dashi

Kjo ditë Marsi karakterizohet nga perspektiva të mira astrologjike. Urani gjendet në shenjën e fqinjit të mirë Demit dhe ju stimulon të veproni dhe të shfaqeni në mënyrë agresive në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë profesionale dhe sociale. Do të ndjeni më shumë ndikimet e këtij planeti.

Demi

Një horizont mjaft pozitiv ju shoqëron në këtë ditë marsi. Hëna, pjesa emocionale e egos, është dashamirëse në shenjën e Peshqve; Dielli, që ka një pjesë aktive të personalitetit, gjendet gjithmonë tek Peshqit, miku juaj besnik. Ekuilibri i brendshëm është i garantuar dhe po ashtu edhe pamja e jashtme.

Binjakët

Retë pranverore që kalojnë nuk e pengojnë atmosferën e gjallërisë, humorit të mirë apo shoqërisë së mirë që e karakterizon ditën tuaj. Në familje ka një atmosferë tensioni, por, ndoshta, me shpirtin tuaj të lehtë dhe aftësinë për të dëgjuar të gjithë, do të kontribuoni për uljen e tij.

Gaforrja

Vijon prirja e favorshme që planeti Mars ka sjellë në shenjën tuaj. Jeni të favorizuar nga Dielli, Jupiteri dhe Neptuni, prandaj sot nga Hëna gjithçka është e favorshme sidomos pas kalimit në shenjën miqësore të Peshqve. Është e vërtetë, skuadra Mars – Pluton është kundër, por vetëm për të vendosur pak rregull.

Luani

Panorama e fillimit të marsit është mjaft diskrete, me disa planetë që po kalojnë në një orbitë të izoluar për shenjën tuaj, duke pushtuar Peshqit me të cilët nuk ndani aspak marrëdhënie astrologjike. Mërkuri vazhdon t’ju ndikojë nga shenja e Ujorit, duke sjellë pakënaqësi intime.

Virgjëresha

Kuardi yjor lehtësohet sot nga prania e Uranit, i cili, nëpërmjet shenjës së Demit, i jep një aspekt të dobishëm shenjës suaj dhe njohuri verbuese në çdo fushë. Gjithsesi, do të ndaheni mes familjes dhe mijëra stimujve të jashtëm, që me shumë përkushtim dhe palodhshmëri do të mund t’i përfundoni.

Peshorja

Me fillimin e muajit nisin të zgjidhen disa çështje që kishin mbetur pezull, disa çështje duhet të mbyllen për t’ju shtuar fokusin. Ndikimi i mirë i Saturnit në shenjën miqësore të Ujorit do t’ju japë mundësinë për të shënuar fitore të rëndësishme.

Akrepi

Një ditë diskrete hapet për Akrepët, të kënaqur plotësisht nga kalimi i Jupiterit në shenjën e Peshqve, diçka e dobishme për shenjën tuaj. Gjithçka që ndodh në këtë moment ka një konotacion tjetër, të ndriçuar nga një dritë e fuqishme, e cila injekton optimizëm.

Shigjetari

Kuadri yjor nuk është shumë favorizues duke u konkretizuar me ulje ngritje në jetën tuaj. Neptuni, një yll i ngadalshëm dhe i fuqishëm që rregullon kënaqësinë emocionale, është ende në një kënd të papërshtatshëm. Asgjë serioze, do të jeni në gjendje të menaxhoni me shumë efikasitet dhe edukatë problemet që shfaqen.

Bricjapi

Konfigurimi planetar ju favorizon në mënyrë direkte. Dielli dhe Venusi, pjesët aktive dhe tërheqëse të egos, janë përkatësisht në një cep të dobishëm për ju. Një formë e bukur psikofizike, një gjendje e shkëlqyer mendore të gëzojnë në jetën e përditshme.

Ujori

Horizonti astrologjik duket mjaft i matur. Jupiteri dhe Dielli, planetë të optimizmit, vendimmarrës dhe planetë vitalë, vazhdojnë t’ju mbështesin në një mënyrë mjaft bindëse, duke lejuar që personaliteti juaj të dalë në mënyrën më autentike.

Peshqit

Afërdita është ende super pozitive për kënaqësinë e jetës shoqërore dhe familjare. Jupiteri në shenjën tuaj, ndonëse shumë i dobishëm, rrit nga njëra anë prirjen për konfuzion, dhe nga ana tjetër gjendjen kaotike që kushtëzon mënyrën tuaj të të vepruarit sot./tvklan.al