Dashi

Planetët sot shfaqen në një pozicion të përzierë. Afërdita është te Binjakët dhe Marsi vazhdon t’ju dërgojë bekimet e tij nga shenja juaj. Merrni ndikime veçanërisht nëse festoni ditëlindjen nga data 3 deri më 10 prill. Dielli, edhe pse i mbytur në shenjën e Gafores sjell ndikime pozitive.

Demi

Ata që ndodhen përreth jush e kanë të vështirë t’ju njohin. Temperamenti juaj është fort i vendosur dhe gjithmonë i aftë për të ecur në maksimumin e tij, por sot do të jeni edhe më të papërkulur. Dielli dhe Urani bashkohen për t’ju bërë një person krejtësisht të ri.

Binjakët

Ndryshon panorama e disa tranziteve planetare që ju kishin mbajtur pezull për disa ditë. Ngjarja më domethënëse shënohet nga tranziti i kombinuar i Mërkurit dhe Venusit të dy në shenjën tuaj. Padyshim që do të ktheheni të buzëqeshni me gëzimin e fryteve që keni korrur.

Gaforrja

Rreshtimi i planetëve po ndryshon dhe shumica e tyre vazhdojnë t’ju mbështesin. Të sigurt për të nesërmen, në këtë verë ju dini si të ofroni mbështetjen tuaj konkrete në familje, duke përdorur mënyrën qetësuese të të bërit të gjërave. Kujdesi për të dashurit tuaj është një nga gjërat që dini të bëni më mirë.

Luani

Një ditë që sjell lajme të ndryshme, të gjitha për t’ju mahnitur dhe favorizuar. Jupiteri, Venusi, Mërkuri dhe Marsi bëhen bashkë për t’ju mbështetur. Pozitiviteti i madh yjor për momentin prek të lindurit në gusht. Një ngrohtësi njerëzore që tërheq si një magnet e shoqëron gëzimin tuaj të gjallë.

Virgjëresha

Konfigurim yjor shumë jetik me planetët që kalojnë nëpër shenjat tuaja miqësore në mënyrë triumfale, edhe nëse të tjerët vazhdojnë të shkaktojnë disa pengesa të vogla aty-këtu. Energjikë, dinamikë dhe të guximshëm: ka nga ata që me të vërtetë nuk ju njohin më! Dielli është nxitësi kryesor i egos suaj.

Peshorja

Parashikimi mjaft i drejtë për ju, pavarësisht se Dielli është në orbitë të papërshtatshme për shenjën tuaj nga shenja kundërshtare e Gaforres. Për fat të mirë, dyshja Mërkur-Afërdita ju dërgon ndikimet e dobishme nga shenja miqësore e Binjakëve. Për pjesën tjetër, shumë planetë brohorasin për ju dhe ju favorizojnë.

Akrepi

Horizont i qartë tranziti, por jo të gjithë planetët janë në favorin tuaj. Saturni dhe Urani janë në orbitë të papërshtatshme dhe nuk ju japin atë qëndrueshmëri dhe qartësi që zakonisht dini të shfaqni. Ndjeshmëria juaj dhe delikatesa me të cilën silleni me të tjerët do të vihen sot në provë.

Shigjetari

Jupiteri dhe Marsi në shenjën e Dashit, një shenjë e lidhur me ju në mënyrë të favorshme, ju buzëqeshin me gjithë dashurinë e tyre. Trupat qiellorë të caktuar për ndjeshmëri dhe perceptim, pas një periudhe ngërçi, do të çlirojnë sot energjinë e tyre pozitive, ndaj priteni krahë hapur.

Bricjapi

Sot një planet i kalibrit të madh si Jupiteri i vendosur në shenjën e Dashit ju stimulon të lëvizni të sigurtë. Kujdesi juaj është maksimal dhe ju mbron sot nga gabimet dhe zhgënjimet. Do të jetë Urani, gjithmonë nga shenja aleate e Demit, që do t’ju udhëheqë, me një mendje të hapur dhe një qëndrim kureshtar për atë që po ndodh rreth jush.

Ujori

Lëvizjet planetare ju favorizojnë sot. Afërdita, e dobishme te Binjakët ju hap drejt një cikli të ri që ju shtyn të gjallëroni formën tuaj fizike, mjedisin familjar, marrëdhëniet shoqërore. Planeti i dashurisë qëndron në këtë pozicion deri në datën 18 të këtij muaji.

Peshqit

Lëreni veten të lartësohet nga kjo ditë që përmban të gjithë përbërësit e nevojshëm për t’u bërë tërheqës dhe e paharrueshëm. Dielli dhe Urani formojnë një aspekt përrallor mes tyre. Nuk do të ketë sfida të papritura, aq më pak aventura. Situatat nuk do rezultojnë ashtu siç duken dhe ju do të mbani kontrollin e plotë./tvklan.al