2 ditë pas zjarrit që përfshiu autobotin në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë ka humbur jetën një nga punonjësit që mbeti i lënduar.

35-vjeçari Evis Prendi ishte shtruar në spital, por humbi jetën si pasojë e shkallës së lartë të djegies që kishte pësuar. Bashkë me të u lëndua edhe një 20-vjeçar.

Flakët e autobotit shkaktuan shtëllunga të mëdha tymi. Ngjarja u regjistruar teksa autoboti shkarkohej në pikën e karburantit.

Tv Klan