Një tjetër tragjedi ndodhi pas mesnatës në Athinë të Greqisë. Një 22-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u aksidentua me motorin ku udhëtonte. Ai është identifikuar me emrin Angelos.  

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke ngjarja ndodhi kur i riu doli nga rruga pasi u përplas me një mjet që po lëvizte në të njëjtën korsi me të.

Protothema ka siguruar edhe pamjet nga ngjarja (Kliko këtu për videon). Aty duket momenti kur motori bie në sipërfaqen e rrugës dhe rrëshqet për disa sekonda. Në fund përplaset me trotuarin.

Në pamjet e shpërndara nga mediat greke duket se si krijohen shkëndijat në asfalt si pasojë e shpejtësisë me të cilën rrëshqet motori. Ndërkohë në anën tjetër ka rënë kokorja të cilën 22-vjeçari e mbante fatkeqësisht në dorë.

 Sipas dëshmitarëve, i riu përplasi kokën në tokë dhe humbi jetën menjëherë./tvklan.al