Më 7 Prill janë zhvilluar punimet e konferencës së dytë të Partisë Komuniste dhe vetëm sot sekretari i parë i saj mori përsipër t’i bëjë publike vendimet përpara të gjithë komunistëve. Komunistë janë vetëm këto të rreshtit të parë se më pas janë gazetarët. Hysni Milloshi do të kandidojë për zgjedhjet e qershorit në Përmet pavarësisht se nuk është vendi i tij i lindjes.

“Mendimi im i mëparshëm ka qenë që të kandidoja në vendlindjen time ose në ndonjë zonë në veri, por duke qenë se është një rast i veçantë atëherë zgjedh Përmetin.”

Kështu sot është konfirmuar marrja pjesë e Partisë Komuniste në zgjedhje si forcë e vetme politike duke mos përjashtuar grupime të tjera komuniste./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti