24 orë e 26 minuta pa u ndalur për të fjetur, Phunjo Lama nga Nepali sapo ka thyer rekordin botëror për ngjitjen më të shpejtë të malit Everest nga një grua. Udhëtimi i saj nga kampi bazë i Everestit deri në majë zgjati 14 orë e 31 minuta, pastaj zbritja nga Everesit u bë për 9 orë e 18 minuta.

Për shkak të kushteve sfiduese në malin Everest, mundësia për të arritur në majë të Everestit nuk është dhe aq e madhe. Çdo vit ka radhë të gjata alpinistësh që presin mundësinë e tyre për të arritur në majë të Everestit me “blloqe trafiku” që ndonjëherë zgjasin me orë të tëra.

Ngjitja gjatë natës e ndihmoi Lamën të anashkalonte turmat e mëdha. Ajo vlerëson se midis 21 dhe 22 Majit kishte 6700 njerëz midis kampeve 2 dhe 4. Në mëngjesin e datës 24, ajo ishte pas “60 ose 70” njerëzve të tjerë.

Rekordet për ngjitjen më të shpejtë janë vendosur nga kampi bazë për shkak të nevojës për t’u përshtatur në lartësinë ekstreme. Lama kaloi tre javë atje përpara se të nisej për në majë të Everestit. Mali Everest është 8,849 metra i lartë.

Sipas Rekordeve Botërore Guinness, i cili shikon kohën totale që duhet për të bërë udhëtimin e kthimit nga kampi bazë, Lama vendosi rekordin e saj të parë të Everestit në vitin 2018, me një kohë prej 39 orë e gjashtë minuta. Ky rekord u thye në vitin 2021 nga Ada Tsang nga Hong Kongu në 25 orë e 50 minuta. Këtë vit ishte ngjitja e dytë e Lamës në Everest.

Aktualisht, rekordi për ngjitjen më të shpejtë nga një alpinist mashkull është 10 orë e 56 minuta, i vendosur nga Nepali Lhakpa Gelu Sherpa në 2003. Pavarësisht arritjes, Lama thotë se nuk është e fiksuar pas një rekordi apo njohjeje nga Guinness./tvklan.al