Një vjedhje nën kërcënimin e armës u regjistrua orët e vona të mbrëmjes së të premtes në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në orën 22:27 në “Rrugën e Durrësit” pranë Ministrisë së Arsimit.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçar i cili ishte i punësuar më herët në hotelin ku ndodhi edhe grabitja.

Siç duket nga pamjet, i riu afrohet pranë recepsionit, dhe pret sa të largohet klienti.

Më pas afrohet pranë kasës në recepsion por pengohet nga recepsionisti. Ky i fundit siç duket i kërkon të largohet por 17-vjeçari insiston.

Në këto i riu i tregon pistoletën që kishte me vete recepsionistit, i cili më pas i hap rrugën për tek kasa ku mbaheshin lekët.

Pasi merr shumën prej 30 mijë lekësh, 17-vjeçari largohet nga hoteli, ndërsa recepsionisti lajmëron merre celularin për të kryer telefonatën në drejtim të pronarëve.

Pas lajmërimit, oficerët e komisariatit nr.3 bënë identifikimin e 17-vjeçarit, i cili u shpall në kërkim.

Klan News