Zonja e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan tregon se prej 4 vitesh ka hapur proces gjyqësor, por ende nuk është thirrur në gjykatë. Pas vdekjes së bashkëshortit, ajo kërkon të ndryshojë mbiemrin e të kalojë te mbiemri i vajzërisë. Ndonëse ka marrë avokat, asnjë gjë nuk është bërë që nga viti 2022.

Çështja është në Gjykatën Administrative të shkallës së parë me gjyqtar Ledio Sali, por nuk ka një datë për seancë gjyqësore. Zonja shkon herë pas here në sekretarinë e gjykatës ku vetëm i konfirmojnë se nuk është caktuar datë për çështjen e saj./tvklan.al