Ish-kryeministri Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti Sabit Brokaj dhe ish-zëvendësministri i Arsimit Sokol Axhemi kanë zhvilluar takime me studentë e pedagogë të Universitetit të Elbasanit si dhe me banorë të Komunës së Labinotit. Në takimet e realizuara u theksua edhe njëherë kriza e besimit që ka përfshirë Partinë Socialiste dhe qeverisjen e udhëhequr nga Fatos Nano.

Ilir Meta: “Kjo lëvizje, nëse nuk do të ketë reflektim brenda javëve të ardhshme, atëhere është e detyruar të shndërrohet në një forcë politike konkurruese në zgjedhjet e ardhshme. Pasi morali më i mirë apo përgjigjja më e mirë ndaj moralit dhe filozofisë së përjashtimit është ajo, në fund të fundit, e konkurrimit. Ne u kemi bërë thirrje që integrimin, në radhë të parë, ta aplikojmë brenda kësaj force politike nëpërmjet parimit ‘një anëtar një votë’ i cili do t’i përfaqësojë të gjithë, do t’i integrojë të gjithë, do t’i bashkojë të gjithë. Nëse ata vazhdojnë në rrugën e kongresit që gjithë shqipërinë dhe kudo kanë qenë dhe në Kosovë dhe në Maqedoni kongresmenët, kështu e njohin kongresin e Partisë Socialiste.”

Ndërsa deputeti Brokaj tha se, ne mendojmë se Shqipëria ka nevojë për një kryeministër që ta integrojë vendin drejt Evropës.

Sabit Brokaj: “Nano të mos jetë kryeministër, por përsëri kryeministri duhet të jetë socialist.” /tvklan.al