Ilir Meta: “E ftoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës të bëjë me qetësi transparencën e taksave të qytetarëve të Tiranës dhe të heqë dorë nga modeli i bunker-bashkisë, sepse Tirana është kryeqyteti i të gjithëve, jo i vetëm ne që jetojmë këtu në Tiranë, po i të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë janë shumë të lodhur nga monopolet qeverisëse të cilat përjashtojnë qytetarët nga bashkëqeverisja, të cilat nëpërkëmbin taksat e tyre dhe dinjitetin e tyre dhe në themel të projektit tonë qeverisës është bashkëqeverisja me të gjithë shqiptarët. Lëvizja Socialiste për Integrim edhe në qarkun e Kukësit, atje ku është pragu më i lartë do të ketë deputetin e saj dhe do të ketë përfaqësimin e saj në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë. Të jeni të sigurt se modeli spanjoll do të jetë një problem për ata që e sajuan për të mos respektuar votën e qytetarëve shqiptarë, por kurrsesi për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe për koalicionin tonë fitues në zgjedhjet e 28 Qershorit”./tvklan.al