Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka qenë në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. Në fjalën e tij Meta i ka uruar të gjithë shqiptarëve që kjo ditë të jetë e mbarë dhe plot të mira.

Kryetari i LSI-së nuk ka bërë asnjë koment mbi ngjarjet politike në këtë dite por vetëm urime.

Ilir Meta: “Sot në Ditën e Verës do doja të uroja gjithë qytetarët e Elbasanit në radhë të parë dhe gjithë Shqipërisë dhe shpresoj që kjo të jetë një ditë që sjell mbarësi, lumturi dhe sukses për të gjithë. Ballokumet janë të shkëlqyera sot në Elbasan.”

Sipas Metës ai ka zgjedhur Elbasanin të festoj ditën e Verës sepse është dhe qyteti i ballokumeve dhe  që e ka traditë këtë festë./tvklan.al

Gazetari: Eno Luarasi