Kreu i LSI, Ilir  Meta u takua sot me mesditë me biznesmenë të vegjël dhe të mesëm në  tregun e produkteve  ushqimore në Tiranë. Duke u ndalur në çdo stendë dhe duke bashkëbiseduar nga afër me shumë prej biznesmenëve, Meta u interesua për shqetësimet dhe problemet që ata kanë.

Gjatë prononcimit të tij për mediat, zoti Meta i bëri apel qeverisë dhe pushtetit vendor për të riparë dhe njëherë taksat që paguajnë tregtarët, sikurse janë “taksat e tabelës” apo “taksa e gjelbërimit”.

Ilir Meta: “Ne jemi të vendosur për të përgjysmuar TVSH për 12 produkte bazë ushqimore, me qëllim që të kontribuojmë për uljen e çmimit të ushqimeve dhe njëkohësisht për të ndihmuar sadopak familjet shqiptare, të cilat kanë sot probleme edhe me ushqimin e fëmijëve të tyre për të patur një kosto sa më të vogël të këtij komponenti jetik.”

Kreu i LSI-së theksoi gjithashtu se, LSI-ja është e bindur se duhet të krijohet një klimë tjetër për biznesin, sepse sipas tij, është e domosdoshme të bëhet kjo gjë./tvklan.al