Një incident ka shoqëruar procesin e votimit në fshatin Grilë të komunës Gruemirë. Në orën 9:30 dy anëtarët socialistë të qendrës së votimit nr 2 janë larguar prej saj. Sipas Kryetarit të Partisë Socialiste të Malësisë së Madhe Isuf Hebaj, dy komisionerët socialistë jane goditur e gjakosur, ndërsa sipas Kryetarit të qendrës së votimit nr 2 në Grilë dhe Kryetarit të KZQV-së në Gruemirë socialistët janë larguar pasi kanë dashur të marrin me dhunë vulën.

“Nënkryetari po, Nikollë Demaj nga Boriçi i Vogël, kërkojnë në mënyrë të dhunshme të marrin vulën e komisionit. Unë pezullova për 5 minuta votimet derisa u konsultova me të gjithë komisionerët edhe vulën në prani të OSBE-së ia dorëzova Sekretarit, sepse edhe ligji thotë që vulën ta mbajnë sekretarët.”

“Edhe këtu populli ka votuar lirshëm, pa probleme apo gjëra, këta duan me çdo kusht Gruemirën ta marrin, por populli i çon votat ku do dhe ka dëshirë. Kryetari i Partisë Socialiste Isuf Hebaj me stafin e tij ka çuar lekët atje për t’i kthyer në para, por këtu voton populli lirshëm dhe këtu është komuna demokrate“.

Sipas socialistëve janë bërë denoncimet në prokurori , ndërsa demokratët kanë akuzuar kryesocialistin e Malësisë së Madhe Hebaj për manipulim të Kolegjit Zgjedhor, i cili kthen për rivotim këto dy qendra votimi.

“Komisionerët e subjektit Partia Socialiste janë tërhequr për arsye se janë goditur nga pala tjetër e komisionerëve dhe kështu, në këtë mënyrë, sforcërisht, janë detyruar të braktisin komisionin. Që në momentet e para, persona që të implikuar në këtë problem, kanë provokuar një incident tjetër, domethënë në momentin e parë është marrë vula e sekretarit, që ka qenë e forcës së majtë, e Partisë Socialiste dhe pastaj, në këtë moment e sipër, për të mbrojtur vulën e për të mbrojtur ligjet e Kodit Zgjedhor, janë goditur dhe janë detyruar të braktisin”.

Sot është votuar në Grilë, ku ka 734 votues dhe në Kurtaj me 227 votues. Përplasja kryesore është mes Asim Burgaj i PD-së, i deklaruar si fitues pas 12 Tetorit dhe Ismet Sylaj i PS-së. Diferenca mes tyre ka qenë 560 vota. Të pranishëm sot kanë qenë edhe deputët socialistë Petro Koçi dhe Lekë Çukaj si dhe ai demokrat Edi Paloka./tvklan.al