Parfumi i Jul Cezarit është rikrijuar më shumë se 2000 vite pas vdekjes së tij.

Diktatori romak që mbretëroi në vitet 46-44 para Krishtit, përdorte një parfum të veçantë që quhej Telinum. Mendohej se fragranca përftohej nga një përzierje lulesh, frutash, vajrash e madje “djersë gladiatori”.

Egjiptianët kanë meritën e shpikjes së parfumit për ritualet dhe qëllime mjekësore, ndërsa romakët e rafinuan.

Shkencëtarët kërkuan të dhënat historike për parfumin e Cezarit përpara se të provonin ta rikrijonin. Ata përcaktuan se parfumi përmbante një përzierje menteje, trëndafili, limoni, bergamoti, livandoje, jasemin, zambajk uji, vjollcë, oud nga druri i kedrit dhe amber. Përbërësi final sipas legjendës ishte djersa e gladiatorëve.

Kjo e fundit konsiderohej një nder sepse përmbante gjak, lëkurë, pisllëk dhe vaj ulliri me të cilin ata lyheshin përpara se të hynin në arenë dhe të luftonin deri në vdekje.

Ekipi i The Scent Culture and Tourism Association e rikrijoi përbërësin duke përdorur paçuli, një bimë që ka aromë dheu, druri, myshku dhe i përngjan erës së gladiatorëve.

Prej muajit tetor, parfumi do të dalë  në shitje në Turqi, Francë dhe Itali por çmimi nuk është zbuluar ende./tvklan.al