Numri i vizitorëve ka vijuar të mbetet i lartë edhe për muajin Maj të këtij viti, një pjesë e mirë e të cilëve ka zgjedhur netëqëndrimet në strukturat akomoduese.

Sipas INSTAT, numri i të huajve që vizituan vendin tonë u rrit me 45.8%, ndërsa netëqendrimet u rritën me 30.9% krahasuar me muajin Maj të vitit 2023.

Pjesa më e madhe e vizitorëve gjatë Majit janë akomoduar në rajonin qëndror me një rritje prej 84 %.

Rritje kanë shënuar edhe vizitorët në zonat bregdetare ku ky tregues është rritur me 42.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 25.1%, kundrejt 18.7% që ishte në muajin Maj 2023.

Sa i takon shtetasve të cilët janë akomoduar në vendin tonë, në përqindje më të lartë me 14.1% janë qytetarë nga Kosova, ndjekur nga shtetas italianë me 10% e gjermanë me 6.4%.

Tv Klan