Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervista me Kryeparlamentarin zotin Skënder Gjinushi dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike zotin Sali Berisha.

Skënder Gjinushi, Kryetar i Parlamentit:- “Të gjithë e kuptojnë që çdo tentative për të krijuar ndarjen midis NATO-s dhe rusëve do të ishte një ndarje e Kosovës por dhe më thellë se çdo incident do të kalonte në një konfrontim midis dy palëeve. Kështu që kjo duhet korigjuar sa më parë. Për ne është e papranueshme që rusët të kenë një zonë qoftë për politikën që ka ndjekur qoftë për konjukturën, qoftë për premisat tepër të rrezikshme që kjo parashtron”.

Gazetari:- A shikoni ju një kontradiktë midis çarmatosjes së UÇK-së dhe rikthimit të një pjese të ushtarëve serbë për mbrojtjen e kufijve të Kosovës dhe për çminimin e territorit?

Skënder Gjinushi, Kryetar i Parlamentit:- “ Nuk ka rikthim të ushtarëve serbe dhe s’mund të lejohet rikthim. Rezoluta është e qartë. Kërkesat e NATO-s janë të qarta. Ka nje tërheqje totale të gjithë forcave serbe. Përsa i takon rikthimit është një pikë qe s’flitet për rikthim të mëvonshëm të një prezence. Pra nuk është përcaktuar do jetë force ushtarake, policore, civile. Pra bëhet fjalë për një prezencë. Është një pikë të cilën ne përsëri nuk e mirëpresim, sepse varet për çfarë prezence bëhet fjalë, çfarë kopetencash do ketë kjo prezence dhe në çdo rast është përsëri një premisë për konflikt, është i panevojshëm. Megjithatë është një prezencë prej qindrash, pra nuk kalon as një mijë, dhe siç thashë që mendohet që do jetë e paarmatosur, pra është nje prezencë vetëm për të ndjekur, për të qenë në disa pika kyçe që dhe Jugosllavia të dije se ç’ndodh që të jetë në dijeni për çfarë ndodh në Kosovë. Që UÇK-ja e ka kryer tashmë misionin e saj që ishte çlirimi i Kosovës, dhënia e lirisë së Kosovës dhe krijimi i kushteve për vetëqeverisjen deri në vetvendosjen e saj. Një pjesë ajo që është pjesa profesionale, një pjesë e vogël është profesioniste, të konvertohet në polici ose në një forcë që do duhet për vetë sigurinë e brendshme në Kosovë”.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Me djersën dhe mundin e taksapaguesve amerikanë nuk mund të tallet askurkush. Luftën e bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetur nga Aleatet, por të jemi realist nja 12 miliard dollarë kanë qenë të amerikanëve. Rusët vetëm dëshmuan një qëndrim të turpshëm të papranueshëm në shkeljen e çdo rregulle kombëtare. Thyen Rezolutën e Këshillit të Sigurimit, dëshmuan se sa bizantinë i lejojnë vetes të shfaqen në bashkëpunim nënjë kohë kur i është treguar një respekt dhe është vlerësuar puna e tyre, edhe e Çernomërdinit, edhe e Ivanovit, dhe shkojnë pastaj bëjnë një akt që të kujton fillimin e shekullit”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame