Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetarja:- Përshëndetje! Mirëserdhët në Tiranë pas koncertit madhështorë, ku ju ishit surpriza e mbrëmjes, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama, me këngën “Tirona”, siç e thatë edhe vetë. Si lindi ideja e kësaj kënge dhe si u bë Edi Rama pjesë e saj?

West Side Family:- “Ideja e kësaj kënge, dmth. ne kemi rastisur me Edin tek kulla e Vodafonit, aty në kat të 16-të, tek lokali, kemi rastisur aty dhe ne dhe ai. Ne kishin simpati për atë, për çfarë ka bërë për Tiranën dhe ai shprehu simpatinë tonë tek Kënga Magjike, që bëri ato batutat e pantallonave të kuqe, kush e mban mend dhe u ulëm aty duke biseduar me njëri-tjetrin dhe aty lindi ideja në tavolinë të bënim një këngë bashkë”.

Gazetarja:- Kush është ideatori dhe kompozitori i kësaj kënge? Teksti, muzika, kush ka punuar?

Dr.Flori:- “Tekstin e kam bërë unë, muzikën e ka bërë Ardit Gjebrea, ndërsa orkestrimin e ka bërë Shpëtim Saraçi”.

Gazetarja:- Sa e vështirë ishte për ju të bënit një këngë me kryetarin e bashkisë? Sa talent kishte ai për të interpretuar në muzikë?

Roland Hysi:- “Do të thoja se ishte më shumë se qejf. Unë vetë nuk mund të përmirësojë shumë nga këndimi në këndim, e kam të vështirë, bile vjen një kohë që lodhem dhe e lë për ditë tjetër, ndërsa me Edin ishte komplet diçka tjetër, përmirësonte nga recitimi në recitim dhe në çdo provë ne mbeteshim të habitur, ishte dhe ai që kishte ide për lëvizjet, për recitimet. Mua personalisht më pëlqen shumë”.

Gazetarja:- Po sikur nuk u bë pjesë e koreografisë.

Roland Hysi:- “Ishte me prezencën e tij prej garipi, mjaftonte shumë, koreografi më se normale, nuk ka pse të ketë diçka tjetër”.

Gazetarja:- Si ju priti Kosova, ashtu siç e thashë edhe në fillim, ju ishit surpriza e mbrëmjes, si ju pritën atje dhe pastaj reagimet në Tiranë.

Armir Shahini:- “Kosova na priti shumë mirë, dmth. ishte surprizë për ne që na pritën aq mirë atje. Që nga mbërritja në aeroport atje, na pritën shumë mirë dhe në spektakël kur dolëm pamë sallën në këmbë”.

Gazetarja:- Tani që keni kënduar për Edi Ramën, do votoni për Edi Ramën, me siguri, apo për Tironën?

Dr.Flori:- “Ne duhet të kesh të qartë një gjë, që ne nuk e bëmë këtë këngë për fushatë elektorale. Këtë këngën e kemi bërë vetëm për Tironën dhe për asnjë gjë tjetër, për qejfin tonë. Unë për vete nuk kam votuar asnjëherë”.

Gazetarja:- Thonë që ju imitoni pak Edi Ramën në look, është e vërtetë?

Armir Shahini:- “Fare, nuk di as të vishet”.

Roland Hysi:- “Flori është rehat, nuk ka se si të kopjojë njeri kur je rehat”.

Dr.Flori:- “Unë jam qeros origjinal, o njeri”.

Gazetarja:- Atëherë, një përshëndetje për Tironën?

West Side Family:- “Tironaaa …”./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora