Lajme Arkiva 2003

Kënga “Tirona” është cilësuar nga bordi i monitorimit të komisionit të zgjedhjeve si një reklamë politike në favor të Partisë Socialsite dhe kandidatit të saj Edi Rama. Në lidhje me këtë problem është prononcuar sot edhe zëdhënësi i Partisë Demokratike Edi Paloka.

Edi Paloka: Sipas informacioneve që unë mora pasi u hapën këto fjalë, bordi i mediave ka marrë një vendim në unanimitet, pra edhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ka vendosur që ajo këngë, pra kënga “Tirona”, të konsiderohet si spot televiziv i Partisë Socialiste dhe për këtë arsye do të kompensohet edhe koha e Partisë Demokratike lidhur me këtë këngë. Sa për ato të tjerat janë sajesa të Edvin Ramës që po ndalon Partia Demokratike këngën e tij. Thash ekziston vetëm një vendim i bordit që mendoj se edhe ju duket i drejtë sepse dihet që ajo këngë po përdoret si spot./tvklan.al