Iranianët dolën masivisht në rrugë për të nderuar liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh një ditë pasi ai u vra në kryeqytetin Teheran me një raketë. Në ceremoni mori pjesë vetë lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, ku mijëra njerëz të veshur me të zeza brohorisnin “Vdekje Izraelit” dhe “Vdekje Amerikës”.

Trupi i tij do të dërgohet në Katar, ku Haniyeh do të varroset të premten. Në të gjitha fjalimet u fol për hakmarrje ndaj Izraelit që gjithsesi nuk e ka pranuar ende zyrtarisht se qëndron pas sulmit. Tel Avivi në krahun tjetër konfirmoi këtë të enjte se eliminimin në Gaza të një tjetër prej krerëve të Hamasit.

Mohamed Deif shefi ushtarak i organizatës palestineze është vrarë në një sulm ajror në Rripin e Gazës më 13 Korrik. Hamasi ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.

Ndërsa të mërkurën nga raketat izraelite në Liban të komandantit të lartë, Fuad Shukr.

Teherani dhe Hamasi kane deklaruar se me këto sulme Izraeli e ka tejkaluar vijën e kuqe. Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu tha se Izraeli eshte ne gjendje gatishmërie

“Izraeli është shumë i përgatitur për çdo skenar,  si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne do të kërkojmë një çmim shumë të rëndë për çdo akt agresioni kundër nesh nga çdo anë”, tha Netanyahu.

Zhvillimet më të fundit kanë rritur shqetësimet se konflikti në Gaza po kthehet në një luftë të gjithanshme në Lindjen e Mesme.

Tv Klan