Ekzistenca e objekteve të paidentifikuar fluturues, që përdorin teknologji më të avancuar se kapacitetet njerëzore është provuar se ekziston, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm. Kështu deklaron ish-kreu i programit sekret të qeverisë amerikane.

Luis Elizondo, i cili dha dorëheqjen nga posti që mbante në krye të Programit për Identifikimin e Kërcënimeve të Avancuara (AATIP) dy muaj më parë, paralajmëroi kombet se duhet të jenë të ndërgjegjshëm për kërcënimin potencial nga UFO-t.

Kjo njësi, që Departamenti i Drejtësisë amerikane insiston se është mbyllur në 2012-ën, prodhoi dokumente që përshkruajnë dallimin e anijeve që fluturojnë me shpejtësi ekstreme dhe pa shenja të dukshme të lëvizjes nga pas.

Në mendimin tim, nëse do të ishim në një sallë gjyqi, do të ishim në pikën kur do të thonin “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm

“. Nuk më pëlqen të përdor termin UFO, por është ky fakti që kemi përballë”, tha Elizonte për “The Telegraph”.

“Mendoj se është tepër e qartë që nuk jemi ne dhe nuk është asnjë tjetër, ndaj dikush duhet të shtrojë pyetjen nga vijnë?”.

Deklaratat e tij vijnë pas publikimit të pamjeve sekrete nga Departamenti i Mbrojtjes që tregonte pilotët e avionëve luftarakë që gjëmonin një objekt hapësinor të pa identifikuar mbi Oqenian Paqësor, në 2004-n.

Objekti ishte shfaqur papritur në 24 mijë kilometra lartësi dhe sipas një prej zyrtarëve që e kishte parë, ai ishte rreth 12 metra i gjatë, nuk kishte krahë e nuk nxirrte asnjë lloj tymi, ndërsa lëvizte më një shpejtësi të jashtëzakonshme.

“Nuk ia kam idenë çfarë kam parë, lëvizi me një shpejtësi që nuk kisha parë kurrë më parë”,

tha zyrtari në fjalë për “New York Times”.

Ndërsa Elizondo, i cili u shpreh se dha dorëheqjen nga drejtimi i programit pasi besonte se kishte shumë sekrete rreth tij, theksoi se ekzistenca e alienëve

“është shumë e qartë për ne, por jo për gjithë të tjerët”./tvklan.al