Lajme Arkiva 2003

Ish Ministri i Rendit Stefan Çipa dëshmoi në seancën për skandalin e pasaportave në gjykatën e Tiranës. Zoti Çipa ka qenë në postin e ministrit në kohën kur u shfaqën problemet me shpërndarjen e pasaportave apo pas përfundimit të tenderit për prodhimin e tyre.

Dëshmitari i thirrur nga akuza tha se kishte urdhëruar ngritjen e dy komisioneve  për të vërejtur problemet e krijuara lidhur me mospranimin e pjesës së parë të pasaportave të mbërritura nga Gjermania në repartin 100, si dhe për problemet dhe vonesat me shpërndarjen e tyre në drejtoritë policore të rretheve.

Pas raportimit të këtyre dy komisioneve ish ministri ka vënë në dijeni Kontrollin e Lartë të Shtetit, duke u bërë një nga personat që ka denoncuar parregullsitë pas zhvillimit të tenderit të pasaportave.

Gjatë dëshmisë ish kreu i uniformave blu nuk ka fajësuar asnjë nga vartësit e tij. Ish zëvendës ministri Himçi apo ish Drejtorin e Rendit Myftari. Në seancën e ardhshme pritet të japë deklarime Ministri i Rendit Luan Rama./tvklan.al