Një vatër zjarri në vendin e quajtur Guri i Nënshtegut në afërsi të fshatit Theth është mundur të izolohet ditën e sotme.

Pas thuajse 6 orësh, vatra e zjarrit është izoluar dhe nuk paraqet rrezik në përhapjen e saj. Janë djegur rreth 4 dynym sipërfaqe pyjore me pish dhe ah. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë më shumë detaje mbi operacionin për shuarjen e flakëve.

Në kët operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar:

– 17 punonjës dhe banorë të Njësisë Administrative Shalë

– 1 mjet dhe 4 zjarrfikës të repartit të Shkodrës

– 11 punonjës nga Administrata e Zonave të Mbrojtura

– 22 efektivë të Policisë Shkodër dhe repartit të FNSH

– 30 efektivë të Forcave të Armatosura të Ushtrisë

Ndërkohë situata është monitoruar nga strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Shkodër, në koordinim me komitetin e emergjencave civile të Prefekturës Shkodër me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile./tvklan.al