Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Vlorë. Një 29-vjeçare është dhunuar nga tre meshkuj të familjes së saj.

Vajza është goditur nga babai i saj, vëllai dhe i fejuari. Policia ka ndërhyrë duke arrestuar babin me inicialet A. B., 60 vjeç, vëllai E. B., 26 vjeç dhe të fejuari A. J., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e të atit të 29-vjeçares, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.

Mësohet se vajza ndodhet në spitalin rajonal ku po merr ndihmë mjekësore.

Klan News