Burnilda Cami: “Askush nuk mund të thotë se fëmijët nuk janë të pasionuar pas televizorit. shpesh herë shikojmë fëmijë që ulen me orë të tëra, Sipas një studimi të ISHP-së rreth 85% e fëmijëve të moshës 9 apo 10 vjeçare e shqezojnë 3 apo 4 orë përpara televizorit apo duke lozur në Play Station.”

Kjo është mënyra që shumë fëmijë i shtyjnë pasditet pasi kanë përfunduar mësimin.

“Unë e dua gjithë pasditen të shoh televizor dhe të luaj kompjuter”

Brunilda Cami: “Çfarë të pëlqen më shumë të shikosh televizor apo të luash jashtë?”

“Të shikoj televizor.”

Sipas specialistëve qëndrimi para televizorit për fëmijët duhet të jetë maksimumi një orë, çdo minutë e tepërt është e dëmshme. Më së shumti ndikon në rritjen e fëmijëve obez pasi aktiviteti i tyre fizik është i dobët në krahasim më kaloritë që ata marrin.

Jolanda Hyska: “Rezultojnë se rreth 14% e prindërve deklarojnë që fëmija i tyre rri më pak se një orë përpara televizorit. Rreth 40% e prindërve deklarojnë që fëmijët e tyre rrinë 2 orë mesatarisht përpara televizorit dhe për fat të keq mbi 46% deklarojnë së fëmijët e tyre rrinë mbi 3 orë përpara televizorit. Por këta fëmijë po ti vëmë re në raport më fëmijët e tjerë këta janë fëmijë më pasiv, pranohen më vështirë në kolektiv, në lojërat aktive dhe ndërkohë janë më pak të përqendruar në orën e mësimit.”

Disa efekte të tjera negative tek fëmijët që qëndrojnë gjatë para televizorit apo duke luajtur me videogame është edhe dëmtimi i shikimit./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami