Një ngjarje e rëndë ka ndodhur fundjavën e kaluar në qytetin e Beogradit. Komuniteti LGBTQI ka qenë duke zhvilluar një paradë në qytetin e Beogradit kur janë dhunuar barbarisht nga qytetarët dhe policia nuk ka ndërhyrë aspak për t’i mbrojtur.

Për të folur më gjatë rreth asaj që ka ndodhur  si dhe për të mësuar situatën e personave të lënduar, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar aktivistja Xheni Karaj.

Ajo më herët ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj komunitetit me nje postim:

“Dhuna që pësuam dje në Beograd ishte e shmangshme nëse policia do të kishte bërë punën e saj. Pavarësisht kësaj ne dje pamë me sytë tanë se sa e veshtirë është të jesh vetvetja në një vend ku dhuna është sistemike, është pjesë e kulturës politike dhe normalizohet nga qarqe esktremiste deri në qeveri. Dje kuptuam rëndësinë e solidarizimit me njëri- tjetrin, rëndësinë e planifikimit në mënyrë realiste dhe rëndësinë për të qenë strategjike në betejën tonë. Kjo parade dhe dhuna që shoqëroi atë është një mundësi për të reflektuar bashkarisht por në këtë reflektim disa vetë kanë më shumë përgjegjësi se disa të tjerë. Falenderoj nga thellësia e zemrës të gjithë aktivistët që na qëndruan pranë pas sulmit deri në orët e vona të mëngjesit. Parada është forma më e lartë e ekzistencës dhe rezistencës. Askush nuk do ta ndali luftën tonë për një shoqëri të drejtë të barabartë dhe të lirë për të gjithë”, shkruan Xheni në postimin e saj.

Rudina Magjistari: Çfarë ka ndodhur konkretisht?

Xheni Karaj: Faktikisht Rudina ne kemi qëndruar një javë nuk kemi qëndruar vetëm një javë në Serbi. Situata ka qenë gjatë gjithë kohës e tensionuar, e ka thirrur vetë shteti dhe vetë kisha ortodokse atje. Për të mos thënë edhe media që janë të lidhura me shtetin dhe  nën ndikimin e Rusisë. Në qytetin e Beoigradit kisht më shumë flamuj rus se serb. Për fat të keq në momentin që ne grupi i shqiptarëve, ishim 7 vajza dhe një  djalë aktivist. Kur  po ktheheshim për në hotel na del përpara një grup ekstremistësh, 9 persona dhe fillojnë të na sulmojnë. Atë ditë nëpër rrugët e Beogradit kishte vetëm grupet e  policisë, huliganë dhe ne. Ne dalloheshim lehtësisht. Mbaj mend që pash partneren time Livian dhe Arbin që ishin rrethuar nga 6 prej tyre. ishte një tmerr. Unë kam kaluar shumë situata gjatë jetës sime…

Rudina Magjistari: Vet personalisht je dhunuar?

Xheni Karaj: Më goditën në kurriz dhe më hodhën rreth dy metra. Arbin e goditën në kokë, Livian e  tërhoqën zvarrë gjatë gjithë kohës. Mbaj mend që kur isha përtokë pash policinë që u afrua. Koleget tona po i thërrisnin hajdeni, po ata nuk po lëviznin. Situata ishte shumë e rënduar. Mbaj mend një nga policët që po afrohej dhe ata filluan të shpërndaheshin./tvklan.al