Ushtria izraelite ka eliminuar një tjetër anëtar të rëndësishëm të Hezbollahut, teksa vazhdon të sulmojë këtë grup të mbështetur nga Irani. Adham Jahout, anëtar i “Rrjetit Terrorist të Golanit” në kuadër të Hezbollahut, është vrarë nga një sulm ajror në zonën e Kuneitras në Siri.

Ata janë përgjegjës për hedhjen e qindra raketave në qytetin Kiryat Shmona në veri të vendit. Nga ana tjetër ushtria izraelite eliminoi edhe dy komandantë të Hezbollahut në jug të Libanit.

Ushtria izraelite goditi edhe disa objektiva të tjera në Siri. Televizioni shtetëror sirian tha se Izraeli kishte kryer sulme ajrore duke synuar një zonë industriale në qytetin sirian të Homsit dhe një vendndodhje ushtarake afër qytetit të Hama, duke shkaktuar dëme materiale.

Autoritetet libaneze bënë të ditur se sulmet ajrore izraelite vranë pesë punonjës shëndetësorë në Libanin jugor. Të paktën 115 punonjës shëndetësorë janë vrarë që kur Izraeli nisi sulmet në Liban. Ndërkaq dy persona mbetën të vranë nga raketat e Hezbollahut në verilindje të Izraelit.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se biseda Biden-Netanyahu ishte e drejtpërdrejtë, por pranoi se të dy udhëheqësit kanë mosmarrëveshje.

Biden i bëri thirrje Izraelit që të minimizojë dëmin ndaj civilëve në Liban. Presidenti amerikan dënoi sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit dhe rikonfirmoi angazhimin e SHBA-se për sigurinë e Izraelit.

Klan News