Stuhia “Kirk” e cila goditi Europën Perëndimore i ka marrë jetën një personi në Francë. Erërat e forta në qytetin jugor francez të Sète shkaktuan përmbysjen e tre varkave, duke vrarë një person dhe duke plagosur rëndë një tjetër.

29 qarqe në të gjithë vendin janë në alarm portokalli, pasi priten reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Rreth 64,000 njerëz në jug të Francës mbetën gjithashtu pa energji elektrike.

Stuhia përfshiu edhe Portugalinë duke lënë pa energji mijëra familje.

Ndërkohë, zyrtarët spanjollë të motit lëshuan një alarm portokalli për veriun dhe veriperëndimin e vendit, duke paralajmëruar për erëra deri në 140 kilometra në orë në rajonin e Asturias.

Vende të tjera po përgatiten ndërsa stuhia i afrohet Zvicrës, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë Veriore.

Klan News