Ndryshe nga vendet e tjera në Evropë të cilat po shtrëngojnë rregullat e tyre për të frenuar emigrantët e paligjshëm, Spanja po bën të kundërtën.

Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi masa të reja për të lehtësuar qëndrimin e emigrantëve në Spanjë duke thënë se vendi ka përfitime ekonomike nga refugjatët.

“Emigracioni nuk është vetëm një çështje humanitare…, është gjithashtu i nevojshëm për prosperitetin e ekonomisë sonë dhe qëndrueshmërinë e shtetit. Çelësi qëndron tek menaxhimi i mirë”.

Autoritetet spanjolle po krijojnë rregulla të reja duke përfshirë njohjen e kualifikimeve akademike për punëtorët e përkohshëm, thjeshtimin e kontratave për qëllim punësimi dhe reduktimin e burokracive për ata që aplikojnë për vizë.

Në Maj, OECD përmendi Spanjën si ekonominë me rritjen më të shpejtë në BE si një shembull se si normat e larta të imigracionit ndihmojnë për të plotësuar boshllëqet në tregun e punës.

Duke folur në parlament, Sanchez falenderoi banorët në ishujt Kanarie për mikrpriten që u ofrojnë emigrantëve që vijnë kryesisht nga Afrika.

Klan News