Janez Jansha në ditët e fundit të mandatit të tij si kryeministër vlerëson se është në interesin e vendit të tij integrimi i shpejtë i Ballkanit.

I pyetur nëse Sllovenia do të vazhdojë të mbështesë ambiciet e Shqipërisë dhe me qeverinë e re, Janez Jansha tregon se është në interesat strategjike kombëtare të Sllovenisë të mbështesë anëtarësimin e Ballkanit në BE dhe NATO.

Ndaj për këtë pjesë ratifikimi i protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk has asnjë vështirësi sidomos tashmë që u pa me të ashtuquajturin “konflikti i ftohtë” se si mund të cenohen interesat e Bashkimit Evropian dhe siguria e familjes evropiane, ndaj mendoj se është e nevojshme që të nxitet plotësimi i agjendës së Selanikut.

Bazuar në eksperiencën e Sllovenisë Jansha mendon se  Bashkimi Evropian do të gjejë forma për të zgjidhur statusin e Ballkanit, ndoshta dhe përpara se vendet të plotësojnë kushtet e tyre.

Ka disa vonesa për shkak të mosratifikimit të traktatit të Lisbonës, por BE do të gjejë zgjidhje për këto çështje përpara se vendet, sidomos ato kandidate, të përmbushin kushtet, thotë kryeministri i deritanishëm i Sllovenisë, Jansha.

Arta Tozaj: Sllovenia i parapriu presidencës franceze dhe nën udhëheqjen e saj Bashkimi Evropian nisi procesin e lehtësimit të regjimit të vizave me vendet e Ballkanit. Gjithashtu, u hap dhe dialogu për liberalizimin e plotë të vizave, ndërkohë procesi i firmosjes së marrëveshjeve të Stabilizim-Asociimit me vendet e rajonit pothuajse u përfundua, ndërkohë që Kosova mundi të shpallte pavarësinë e saj nga Serbia gjatë presidencës sllovene. Për TV Klan, Arta Tozaj, Bruksel./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj