BE do të vendosë tarifa deri në 38.1% për makinat elektrike të importuara nga Kina duke filluar nga korriku. Më pak se një muaj pasi Uashingtoni katërfishoi tarifat për automjetet elektrike kineze në 100%, Brukseli tha se do të vendoste tarifa shtesë.

Kjo barazohet me miliarda euro kosto shtesë për prodhuesit e makinave në një kohë që ata po luftojnë me ngadalësimin e kërkesës dhe rënien e çmimeve në bllok. Aksionet e disa prej prodhuesve më të mëdhenj të makinave në Europë, të cilët bëjnë një pjesë të madhe të shitjeve të tyre në Kinë, ranë nga frika e hakmarrjes kineze.

Lëvizja vjen pasi prodhuesit europianë të automjeteve po sfidohen nga një fluks i automjeteve elektrike me kosto më të ulët nga rivalët kinezë. Kina i ka kërkuar Komisionit Evropian të ndalojë kthimin e tregtisë në një çështje politike dhe të shmangë dëmtimin e besimit të ndërsjellë midis Kinës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas BE-së, makinat e prodhuara në Kinë përbënin 25% të tregut të BE-së në vitin 2023, nga 3.9%. BE-ja argumenton se luftërat tregtare në Kinë kanë dëmtuar fitimet e tyre dhe investimet e mundshme në të ardhmen. Ligjëvënësit europiane e quajtën masën një përpjekje për të mbrojtur prodhuesit nga konkurrenca e pandershme. Tani për tani këto masa janë përcaktuar si të përkohshme dhe pas katër muajsh do të bëhen përfundimtare.

Klan News