Bashkimi Evropian nis këtë të martë zyrtarisht bisedimet e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë pasi shtetet anëtare të bllokut dhanë miratimin javën e kaluar.

Ndërsa procesi ka të ngjarë të zgjasë me vite dhe të jetë i vështirë, hapja e bisedimeve do t’i japë veçanërisht Ukrainës së shkatërruar nga lufta inkurajim për të vazhduar rrugën e tyre për të lënë pas vetes të kaluarën.

Urime Moldavisë dhe Ukrainës për hapjen e negociatave të pranimit. Ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe të gjithë Bashkimit Evropian. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por plot mundësi”, u shpreh presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në platformën X.

Marrëveshja e 27 anëtarëve të bllokut u sigurua javën e kaluar, pavarësisht përpjekjeve të Hungarisë, qeveria e së cilës mban lidhje të ngushta me Rusinë, për të bllokuar masën. Orban më në fund ra dakord të largohej nga tryeza e samitit të liderëve në dhjetor, derisa 26 homologët e tij vendosën të hapin këto negociata të anëtarësimit me Kievin dhe Kishinjevin.

Pasi konferenca ndërqeveritare të hapet zyrtarisht, negociatorët fillimisht do të shqyrtojnë legjislacionin e të dy vendeve për të kontrolluar nëse ai është në përputhje me atë të BE-së.

Klan News