Brunilda Cami: “Mbi rreth 4300 studentë që do të frekuentojnë këtë vit “Qytetin Studenti” dhe bujtinat e tij tashmë iu kanë shpëtuar radhëve të gjata. Mjaftojnë të klikojnë në internet në adresën www.qytetistudenti.com dhe aty ato mund të gjejnë emrin, mbiemrin e tyre, numrin e dhomës, madje dhe shoqet apo shokët me të cilët do të banojnë”.

Në këtë mënyrë studentët që kanë jetuar një vit më parë në “Qytetin Studenti” nuk janë të detyruar të paraqiten për të kryer procedurat e regjistrimit, por mund të shkojnë edhe pasi shkolla ka filluar.

Gjithashtu drejtori i “Qytetit Studenti” deklaron se po punohet për instalimin e internetit në çdo dhomë të bujtinave.

Bujar Brovina: “Ne kemi marrë shkak nga radhët e gjata që kanë qenë në “Qytetin Studenti” që u deshën orë dhe ditë për t’u futur nëpër bujtina. Nga kjo pamë që të nevojshme që t’i fusim të gjithë në faqen e internetit ku mund të klikosh dhomën dhe bujtinën. Me datë 25 fillojnë punimet e internetit. Çdo dhomë këtu do të jetë me internet.”

Faqja e internetit të “Qytetit Studenti” është një guidë e mirë edhe për 2500 studentët e rinj që pritet të regjistrohen për këtë vit.

Aty gjendet çdo informacion i nevojshëm për mënyrën e regjistrimit si dhe tarifën, e cila këtë vit është 25 mijë lekë të reja./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami