Fajtorë për përmbytjet në Shkodër, Lezhë dhe komunat e tyre nuk është natyra, por kryeministri Fatos Nano dhe drejtori i KESH-it Andis Harasani. Sipas nënkryetares të partisë demokratike Jozefina Topalli, dëmet e shkaktuara në veri të vëndit erdhën pasi nuk punonte një transformator i hidrocentralit të Komanit nuk u mor asnjë masë për të mbajtur në nivelin e duhur kuotat e ujit të hidrocentralit të Vaut të Dejës si dhe ishte e gabuar hapja e portës në Zadej.
Jozefina Topalli: “Nga të dhënat dhe informacionet që kemi mbledhur nga dita djeshme deri më sot, ë, mund të konfirmojmë që Shkodrën dhe komunat e saja, po ashtu edhe Lezhën janë përmbytur në dëme të jashtëzakonshme në mi dy mijë hektarë, në mi dyqind shpija, në shkatrrim të të mbjedhave dhe të gjith bazës ushqimore, jo për shkak të shirave të papërmbajtura, jo nga Zoti, jo për faj të natyrs, por vetëm për papërgjegjshmërinë e kryeministrit të Shqiprisë zotit Fatos Nano dhe të KESH-it dhe drejtorit të tij zotit Andi Harasani.”
Ndërsa kryetari i bashkisë së shkodrës Artan Haxhi lidhur me situatën shprehet:
Artan Haxhi: “Pranë prefekturës është ngrit një grup pune i cili po verifikon gjen’jen në kto fshatra, në kto zona të përmbytura të qytetit të Shkodres.” /tvklan.al