Një aksident i trefishtë ndodhi këtë të hënë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Sipas Klan News, një automjet i tonazhit të rëndë goditi nga pas një “Jaguar”, e më pas ky i fundit u përplas me një furgon mallrash. Për pasojë mbeti i plagosur një pasagjer që udhëtonte në Jaguar.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se paraprakisht, shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë mos respektimi i distancës. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për nxjerrjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al