Një kamion është përfshirë nga flakët në bypass- in e Fierit pranë Spitalit “Memorial”. Sipas informacioneve që ka siguruar korrespondentja e Klan News, Anila Sefa kamioni ishte pa ngarkesë, dhe ka marrë flakë në ecje. Siç mund të shihet edhe nga pamjet kamioni është shkrumbuar totalisht.

Ndërkaq sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar, pasi shoferi i automjetit sapo ka pikasur zjarrin ka dalë menjëherë nga kamioni.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për të mundësuar shuarjen e flakëve.


Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip kamion me drejtues shtetas E. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


/tvklan.al