Kandidati socialist për Bashkinë e Fierit Baftjar Zeqo është i bindur se do ti fitojë zgjedhjet e 12 tetorit. 3 shtabe elektorale do të jenë në mbështetje të tij. Njëri në planin politik, njëri në planin organizativ dhe tjetri do të punojë kokë më kokë me njerëzit.

Baftjar Zeqo: Më e dhimbshme në Fier është infrastruktura e cila ka filluar të ndryshojë gjatë tre vjetarit që u mbyll dhe ne duam të ngremë më lart nismat e marra duke patur qëndrim dhe vështrim më të qartë sidomos për rrugë dhe për trotuaret duke theksuar se brenda dy viteve parë të mandatit 3 vjeçar do të përfundoj edhe rrejti i brendshëm i ujësjellësit. Njëkohësisht do të çpohen të 5 puset e projektuara.

Një nga alternativat më të veçanta që do të ofrojë Zeqo gjatë mandatit të ardhshëm janë bizneset duke i ofruar këtij të fundit lirshmëri me krimin dhe mbështetje maksimale.

Baftjar Zeqo: Po studiojmë me vëmendje të madhe të gjitha potencialet që posedon sot biznesi pasi gjatë kësaj fushate do të shpallim bashkëpunimin me ta me qëllim që  biznesmenët të rrjedhin drejt qytetit te fierit dhe të mos largohen dhe njëkohësisht edhe për intelektualët ka kapitull të veçantë dhe po studiohen të gjitha potencialet që posedon qyteti ynë me qëllim që ata të vendosen vazhdimisht në funksion të dhënies së vendimeve.

Ndërsa rivali i Zeqos demokrati Viktor Gjini, merakun e ka te vjedhja e votave, megjithatë ai siguron votuesit fierak se vota do të ruhet me çdo kusht. Gjini mendon se ora në Fier ka mbetur prapa dhe koha e humbur kërkon energji dhe njerëz të ri.

Viktor Gjini: Të bëjmë të pamundurën të korrigjojmë maksimalisht listat e votimit në mënyrë që qytetarët të shkojnë në listat e votimit. Unë dua të shpreh bindjen time që momentalisht Shqipëria ndodhet në një situatë ku mendoj se objektivi kryesor i saj është të bëjë zgjedhje të besueshme.

Viktor Gjini ka hartuar programe konkrete për infrastrukturën e qytetit, ujin e pijshëm, energjinë elektrike dhe problemet e shumta që shqetësojnë qytetarët.

Viktor Gjini: Në një nga parullat e mia të para ka qenë “ta bëjmë Fierin qytet të banueshëm”. Është një dukuri që vihet re rëndom që qytetarët fierak po e braktisin qytetin e tyre, largohen drejt qyteteve të tjera ndoshta drejt kryeqytetit më shumë dhe kur i pyet këta qytetarë se përse largohen nga qyteti, ata të thonë se në Fier nuk jetohet./tvklan.al