Presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi t’i japë Frontit të Ri Popullor, mandatin për formimin e qeverisë së re duke e zhytur futur politikën vendase në një rrugë pa krye.
Grupimi i partive të majta u rendit i pari në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 30 Qershorit dhe 7 Korrikut, ndaj dhe kushtetuta i jep të drejtën ta bëjnë ata përpjekjen e parë për formimin e qeverisë.
Megjithatë asnjë nga grupimet parlamentare nuk siguroi shumicën e nevojshme prej të paktën 289 deputetësh për formimin e qeverisë.
Në një deklaratë për shtyp të pallatit presidencial, thuhet se pas konsultimeve të nisura të Premten, presidenti Macron arriti në përfundimin se Fronti i ri Popullor nuk është në gjendje të grumbullojë numrin e nevojshëm të deputetëve për të formuar një shumicë të qëndrueshme parlamentare.
“Ky grupim ku bëjnë pjesë edhe socialistë dhe ekologjistët, mbështetjen për të cilët e ka ofruar edhe grupimi i deputetëve komunistë pritet të kenë kundër, më shumë se 350 deputetë”, thuhet në deklaratë, duke e bërë lehtësisht të rrëzueshme nga mocionet e mosbesimit.
Liberalët e Macron-it që u renditën të dytët në zgjedhje janë kundër bashkëpunimit me grupimin e majtë e po ashtu edhe me radikalët e djathtë të Tubimit kombëtar që dolën të tretët. Macron pritet të nisë një tjetër raund konsultimesh këtë të Martë.
Tv Klan