Francë – Belgjikë është kryesfida e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kombeve. “Gjelat” synojnë të lënë pas krahëve disfatën me Italinë në garë për të fituar titullin e dytë në këtë kompeticion. Eksperimentet e trajnerit Didier Deschamps sollën humbjen e dytë radhazi, ecuri që nuk ndodhte prej qershorit 2015.

Franca ka fituar tre ndeshjet e fundit kundër Belgjikës, të gjitha në arenën ndërkombëtare. Belgëve nuk do t’i mungojë besimi pas fitores 3-1 ndaj Izraelit.

Gjithsesi, “djajtë e kuq” po përjetojnë një moment negativ, pasi në këtë vit kalendarik kanë fituar vetëm 2 nga 7 ndeshjet në transfertë. Për më tepër, Belgët pësojnë shumë, diçka që ka ndodhur në 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Në takimin tjetër të grupit, Italia mat forcat me Izraelin. Axurrët kërkojnë të mbajnë ritmin dhe të hedhin një tjetër hap drejt fitimit të Divizionit A. Kjo do të jetë ndeshja e shtatë e Izraelit në tokën hungareze në 10 muajt e fundit, ku ka fituar vetëm 1 herë.

Për të përmirësuar këtë statistikë, Izraeli do të forcojë mbrojtjen, pasi kanë pësuar të paktën 3 gola në tre nga 4 sfidat e fundit.

Klan News