Lajme Arkiva 2004

Ish shefi i komisariati të Shkodrës në vitet ’96-’97 dhe drejtuesi i policisë në disa rrethe të tjera të vendit Z.K. është kapur sot duke trafikuar 1.5 kilogram heroinë të pastër.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së Shkodrës të cilat japin edhe momentet e organizimit të operacionit.

Z.K. 43 vjeç me arsim të lartë nga fshati ishull i rrethit të Lezhës, është kapur bashkë me A.K., nga Kopliku i sipërm i malësisë së madhe stacioni i fugonave Shkodër-Tiranë në vendin e quajtur ura e Bunës.

Vendi i arrestimit tregon edhe drejtimin e heroinës. Gjithnjë sipas policisë Z.K. ka qenë shef komisariati në Shkodër, Kavajë dhe Delvinë, ndërsa në Lezhë ai ka qenë shef i Policisë së Rendit deri në vitin 1998, kur është liruar, drejtoria e policisë së Shkodrës thotë se paralelisht me hetimin për rrjetin e trafikut do të hetohet edhe për pasurinë e dy  të arrestuarve./tvklan.al