Një 33-vjeçar i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës është vënë në pranga.

Policia e kapi të riun në flagrancë. Në cilësinë e provës materiale autoritetet sekuestruan 232 doza me kanabis.

“Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde narkotike kanabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Tiranë”, njoftoi policia.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Stacioni”./tvklan.al