Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Ditën e sotme ai ka marrë dy steka cigare pa paguar paratë në një tabakino në Unazën e Re.

Menjëherë ka ndërhyrë policia që ka shkuar në adresën e dhënë.

Mirëpo gjatë ndërhyrjes së efektivëve, i riu Ardit Vojdulla ka dëmtuar banesën ku qëndronte. Gjithashtu për t’iu shmangur policisë ai ka hyrë në një banesë tjetër.

Më pas gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me forcë dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë.

Gazetari Besar Bajraktaraj ka siguruar pamjet e momentit të arrestimit të tij. Siç duket, efektivët e kanë kapur në një moment jo shumë të përshtatshëm të riun.

Pas verifikimeve rezultoi se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë./tvklan.al