Tre skuadra prenë biletën e kualifikimit për në Champions League, pas ndeshjeve në fazën “play off”.

Sparta e Pragës, ia doli të rikthehet në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, pas plot 19 viteve pritje. Kampionët e Çekisë, iu falën edhe formës së shkëlqyer, të katër shqiptarëve që kanë në ekip.

Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Malmo, çekët triumfuan me të njëjtin rezultat edhe në shtëpi. Në sfidën e kthimit, shënoi gol edhe Albion Rrahmani, me sulmuesin e Kosovës, që e kishte ndeshje debutuese.

Te Sparta e Pragës, përveç Rrahmanit, janë edhe tre shqiptarë të tjerë, Qazim Laçi, Indrit Tuci dhe Ermal Krasniqi.

 Biletën e kualifikimit, e siguruan edhe Young Boys, që mposhtën turqit e Galatasaray-t dhe Salzburg, që triumfoi ndaj Dinamos së Kievit. /tvklan.al